Drita-Feronikeli 7:0, humbje që nuk kapërdihet lehtë

Drita-Feronikeli ka përfunduar me rezultat 7 me 0. Pas kësaj humbje, Nikli ka dalë me një njoftim:

Humbje që nuk kapërdihet lehtë

Feronikeli humbet ndeshjen e parë të këtij gjysmëstinori, me rezultat të thellë 7-0, si mysafir të FC Drita.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3-0, kurse në pjesën e dytë, vendësit realizuan edhe katër gola të tjerë.

Një ndeshje ku djelmoshat tanë treguan se ju mungon eksperienca dhe fiziku për përballje të tilla, një ndeshje ku u panë karakteret ekipore të të dyja skuadrave.

FC Drita ishte dukshëm më e mirë dhe nuk hezitoi të tregojë forcën që ka në skuadër.

Ne na mbetet të përmirësohemi dhe të mos harrojmë që po luajmë në Superligë.

Tifozëve ju kërkojmë falje për këtë disfatë, por kriza jonë financiare, pamundësia për të krijuar ekip konkurues, ka bërë që shumë ënderra të skuadrave tjera të Superligës të fillojnë te realizohen me rezulate të tilla.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë