Pensionohet mësuesi Fadil, kolegtivi i uron shëndet dhe jetë të gjatë

Eshtë pensionuar Fadil Mehemti i cili sherbeu si profesor i lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollën teknike “Anton Çetta” në Skenderaj, shkruan rajoni.org.
Lajmin për pensionimin e kanë dhënë kolegët e Fadilit nëpërmjetë rrjetit social “facebook”.
Në ditën e pensionimit mësimdhënësit dhe Drejtoria e arsimit kanë falenderuar profesorin Fadil, i cili punoi për shumë vite duke dhënë kontribut të lartë në edukimin e shumë brezave.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot, me rastin e pensionimit të prof. Fadil Mehmeti.
Në emër të kolektivit të Shmlp Anton Çetta Skenderaj, i urojmë shëndet, jetë të gjatë si dhe ta gëzoj pensionin. Po ashtu falenderojmë zyrtarët nga DKA-ja me drejtorin Kastriot Kastriot Q. Duraku si dhe ish drejtorin e DKA-së Bekim Latifi të cilët na nderuan ne dhe profesorin pas një pune mbi 40 vjeqare në arsim.