Beatrix Ramosaj ka marrë vëmendje me paraqitjen e saj në “BBV”, por edhe për faktin se gjatë gjithë së spektaklit është parë me telefon në dorë
Të gjithë ishin kuriozë të dinë se me kë kishte shkëmbyer mesazhe në ato momente, me një postim në llogarinë e saj, Trixa zbuloi se ka folur me vëllain, duke shuar kureshtjen e madhe.
Ajo tregoi se çfarë shkroi vëllai i saj Albani, teksa Trixa u përgjigj:
“Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë, eshtë gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes, nuk e di ku do të isha pa ty, ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time, nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë, jam shumë falenderuese për ty”, ka shkruar Beatrix.