Një nxënës nga Drenica e kërcënon shoqen e shkollës, shoqërohet në polici

Një i mitur nga Skenderaj është shoqëruar në stacion policor, pasi ka kërcënuar një vajzë po ashtu të mitur.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj, ka njoftuar policia.

I dyshuari dhe viktima janë nxënës të së njëjtës shkollë. Pas intervistimit të dy janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Osman Geci, Skenderaj 13.01.2022 – 17:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka kanosur viktimën femër kosovare e mitur. I dyshuari dhe viktima janë nxënës të njëjtës shkollë. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë