Në zyrat e VV-së në Drenas shfaqet dokumentari për 10 shkurtin

Në zyrën e Qendrës së Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas sonte u shfaq dokumentari për 10 Shkurtin, datë ne të cilën VV humbi dy aktivistë.
“Moni edhe Arbeni ishin dy prej protestuesve që u vranë në protestën e 10 shkurtit 2007 nga njësiti rumun i policisë së UNMIK-ut. Ata, bashkë me mijëra të tjerë atë ditë, me kërkesën për liri e vetëvendosje, për sovranitet e pavarësi të plotë për Kosovën, po marshonin drejt sheshit “Skënderbeu” ku policia e UNMIK-ut kishte bllokuar rrugën për të shtirë më pas me plumba gome në drejtim të protestuesve që lanë dy të vdekur, e mbi 80 protestues të tjerë të plagosur”, thuhet në statusin e VV-së në Drenas.
Sipas tyre, rënia e Arbenit dhe Monit e shkroi për herë të parë fjalën pavarësi në dokumentin propozues për zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe një vit pas kësaj proteste, Kosova e shpalli pavarësinë.
Kujtimi ynë për Arbenin dhe Monin është i pashlyeshëm kurse lavdia e tyre e përjetshme.