‘Studenti i Tukulukave’ bëhet mësimdhënës në shkollën e Llapushnikut

Aktori Eqrem Berisha, i njohur me emrin “Studenti- te Tukulukat” në emisionin Odeon, është pranuar mësimdhënës në komunën e Drenasit.
Në konkursin e fundit ai kishte aplikuar për mësimdhënës në shkollën “Hasan Prishtina” në Llapushnik, shkruan DrenicaOnline.
Kulturë Muzikore është lënda që ai do ta mbajë me nxënës pasi që është i diplomuar në këtë fushë.
‘Tukuluki’ do të jetë mësimdhënës të paktën derisa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë.
Punën ai do të nis të hënën e ardhshme, me 17 shkurt.
/DrenicaOnline/
.