Sejdi Hoxha: Edhe unë isha deputet dhe udhëtoja nga Damaneku në Prishtinë, por nuk u kompensova nga Kuvendi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Drenasi, Sejdi Hoxha ka deklaruar se gjatë mandatit të kaluar, ani pse kohën më të madhe e kishte kaluar në fshatin e tij, Damanek dhe kishte udhëtuar çdo ditë në Prishtinë, ai asnjëherë nuk ka kërkuar kompensim nga Kuvendi i Kosovës, transmeton DrenicaOnline.
Hoxha ka ironizuar me deputetët e VV-së të cilët dolën se kanë përfituar shuma të mëdha të parave në emër të udhëtimit.
Statusi i plotë i Hoxhës:
Në mandatin e kaluar kam qenë deputet në Kuvend, në atë kohë pjesën me të madhe e kam kaluar në fshatin tim të lindjes në Damanek për shkak të pandemisë në vend.
Kam udhëtuar pothuajse çdo ditë në Prishtinë, sepse kam qenë anëtar në 3 komisione parlamentare por asnjë litër karburant nuk e kam kërkuar dhe as qe jam kompensuar nga Kuvendi i Kosovës.
Dikur nuk vnonin as kravata, në Kuvend vinin me rollka për ta fituar përshtypjen në popull se janë të varfër.
Pastaj e manipulonin popullin duke i përmend xhipat e zi, por tani qe erdhën në pushtet a po lëvizin me xhipa?
Një fjalë e urtë popullore thotë:
“ Nëse dëshiron ta njohesh njeriun çfarë është jepi pushtet”.
Qeveri e shpresës, për xhepin e tyre!