Mbahet takimi online në Gjimnazin “Skënderbeu”, nënkryetari Shala bashkëbisedon me raportuesen në PE për Kosovën

Në Gjimnazin “Skënderbeu” në Drenas është mbajtur takimi i organizuar nga nxënësit e gjimnazit me anëtaren dhe raportuesen në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Në takimin online me raportuesen Viola von Cramon, përveç nxënësve të Gjimnazit “Skënderbeu”, morën pjesë nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka.

Nënkryetari Shala në një fjalë rasti përshëndeti dhe falenderojë Viola von Cramon për angazhimin e saj të vazhdueshëm për promovimin e shtetit tonë dhe gatishmërinë për të lobuar që edhe vendi ynë të fitojë liberalizimin e vizave, duke ditur që Viola von Cramon njihet si një ndër lobueset më të mëdha në Parlamentin Evropian që Kosova të fitojë këtë të drejtë për qytetarët e saj.

Poashtu nënkryetari Shala shprehu angazhimin dhe përkushtimin që Komuna e Drenasit ka për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë në arsim.

“Ishte një kënaqësi tepër e madhe të shihje nxënësit e kësaj shkolle të komunikonin dhe të bënin pyetje në gjuhën angleze dhe gjermane, kjo një dëshmi që nxënësit tanë përkundër kufizimeve vazhdojnë të arsimohen”, shtoi tutje nënkryetari Shala.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë