Largohet deponia në Çirez

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, e ka nënshkruar sot propozimin për miratim në Kuvendin Komunal, për anulimin e vendimit për caktim të deponisë së mbeturinave në vendin e quajtur Delli në fsharin Çirez.
Nga kjo gjendje e degradimit, është nxirë jeta banorëve vendës, janë rrezikur burimet e ujit të pijes dhe është shkatërruar mjedisi si mos më keq, ka thënë kryetari Nura.
Vendimet e tilla pa një analizë profesionale, pa një konsultë paraprake me komunitetin, janë praktika te gabuara.
“I lumtur që sot adresova shfuqizimin e këtij vendimi, për ta mbyllur këtë deponi dhe këtë pjesë ta rikthejmë në zonë të gjelbruar”, ka përfunduar deklarata e kryetarit të Skenderajt.
Lokacionin për këtë deponi e kishte caktuar qeverisja e kaluar, e cila ishte ballafaquar me ankesa të shumta nga banorët e këtij lokaliteti.
Ata kishin kërkuar anulimin e vendimit edhe me anë të një peticioni.