Gjimnazistët e Drenasit kërkojnë të bëjnë praktikë profesionale në Parlamentin Evropian dhe një sektor të veçantë për viza studentore në ambasadën gjermane

Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e arsimit, shkëmbimi i vlerave të përbashkëta, liberalizimi i vizave qenë disa nga çështjet, të cilat gjimnazistët e Drenasit i trajtuan me euro deputeten Viola von Cramon-Taubadel, njëkohësisht raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Në fillim deputetja Cramon foli për angazhimin e saj lidhur me Kosovën, ajo theksoi, se është mbështetësja, promovuesja dhe lobuesja më e madhja për Kosovën, jo vetëm për liberalizimin e vizave, por edhe për integrimet evropiane të Kosovës.

Pas shumë pyetjeve nga ana e nxënësve dhe përgjigjeve mjaftë të qarta dhe përmbajtësore, gjimnazistët patën edhe kërkesa drejtuar znj. Cramon për mundësinë e mbajtjes së praktikës profesionale në Parlamentin Evropian.

Përgjigjja qe, se nxënësit mund të aplikojnë për ta ndjekur praktikën profesionale.

Kërkesa tjetër qe lidhur me vizat, pasi që u theksua, se Franca tani për tani, as nuk pranon të bisedohet për këtë çështje, nxënësit nga ana e tyre kërkuan nga euro deputetja që të ndikojë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, që në Ambasadën Gjermane në Prishtinë të ketë një sektor të veçantë, ku do të trajtoheshin vetëm aplikacionet e vizave për nxënës e studentë. Nga ana e saj znj. Cramon tha se në takimin së shpejti që do ta ketë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë do ta trajtojë këtë çështje me prioritet.
/Mentor Sahiti

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë