Aksident i rëndë në autostradë, vdes një grua

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Autostradën “Arbën Xhaferi” ku për pasojë një grua ka vdekur.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë.

Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.

“Autostrada Arbën Xhaferi KM5 Prishtinë Lipjan (NN) 03.02.2022 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raporitn 24 orësh të Policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë