Vdes nëna Qerime, serbët ia vranë vajzën me tre fëmijë të vegjël në Poklek të Drenasit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se sot ka vdekur Qerime Musliu, të cilës forcat serbe ja dogjën vajzën Shehrijen shtatëzën me tre fëmijët e vegjël në Poklek të Drenasit.

Sikur nuk mjaftoj me kaq, sipas deputetes, kësaj nëne ja vranë edhe dy vllëzërit e dy nipat në Fshatin Çirez, shkruan DrenicaOnline.

Njoftimi i plotë i Ganimete Musliut:

Paska ndërruar jetë edhe një NËNË që lufta ia shkrumboj shpirtin.
NËNË QERIMES forcat serbe ja dogjen vajzen Shehrijen shtatëzën me tre femijet e vegjel në Poklek të DrenasitÇi

Sikur nuk mjaftoj me kaq kësaj nëne ja vranë edhe dy vllëzërit e dy nipat në Fshatin Çirez. Ajo po iken nga kjo botë pa e parë drejtësin të veproj ndaj atyre qe i masakruan të dashurit e saj.

Ngushëllime familjes dhe gjithë farefisit! Shpirti i saj pushoftë në paqe!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë