Konkurs pune në Drenas, IRK kërkon 2 mësimdhënës

Islamic Relief Kosova është në kërkim të 2 mësimdhënësve të Gjuhës Gjermane në kuadër të Qendrës për Trajnime Profesionale në Drenas.
Kandidatët duhet të jenë të përgatitur profesionalisht duke qenë të diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane dhe paraprakisht të kenë së paku përvojë pune 1 vjeçare në mësimdhënie.
Nëse i plotësoni kriteret e kërkuara, ju mund të aplikoni duke plotësuar formularin përmes linkut të mëposhtëm:
https://forms.gle/kE53TNMqe1RVA6TbA
Afati i fundit për aplikim: 7 Shkurt, ora 16:00