Është nga Drenasi, kryeministri Kurti e emëron anëtar të Bordit në Trepçë

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e fundit ka emëruar Bordin Mbikëqyrës të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Trepça” dhe Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK” Sh.A.

Vendimi për emërimin e Bordit në Ndërmarrjen Publike “Trepça” është miratuar nga Qeveria në pajtim të Ligjit për Trepçën dhe të Ligjit për Ndërmarrje Publike, shkruan DrenicaOnline.

Pas zbatimit të të gjitha procedurave të nevojshme të përzgjedhjes së kandidatëve, Qeveria ka emëruar drejtorë në Bordin Mbikëqyrës në Trepça Sh.A.: Bahri Hyseni- kryesues, Ibrahim Krasniqi- anëtar, Muharrem Peci- anëtar, Bujar Bilalli- anëtar dhe Xhevdet Tahiri- anëtar.

Ibrahim Krasniqi është nga fshati Negroc i Komunës së Drenasit, profesor universitar.

Mandati i anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. zgjat katër vite dhe pjesë e Bordit do të jenë edhe dy përfaqësues të zgjedhur nga punëtorët e Ndërmarrjes./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë