Rrugët në komunën e Skenderajt të pastruara

Ekipet e kompanisë së kontraktuar, për mirëmbajtje të rrugëve gjatë sezonit dimëror në Komunën e Skenderajt janë angazhuar që nga orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, për t’i pastruar rrugët brenda territorit të komunës.

Edhe kryetari i komunës, Fadil Nura, ka dal në disa fshatra, ku ka parë nga afër procesin e mirëmbajtjes.

Me këtë rast, të gjitha rrugët në territorin e komunës sonë, janë të kalueshme ku në asnjë fshat nuk është paraqitur vështirësi në qarkullim, me përjashtim të fshatrave rrëzë Qyqavicës, pasi të reshurat janë më të mëdha, por prapëseprapë nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve.

Mirëmbajtja e rrugëve do të vazhdojë derisa të reshurat të ndalen dhe të mos ketë asnjë pengesë në qarkullim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë