Policia ndalon veturën në Gjërgjicë, shoferi gjobitet me 300 euro dhe i merret leja për 3 muaj

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, në Gjergjicë të Drenasit, policia ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me 155 km/h, shkruan DrenicaOnline.
Sipas policisë, shoferi gjobitet me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DrenicaOnline/