Ndodhë në Arllat/ Policia jep dënimin më të rëndë deri tash: 500 euro dhe 1 vit konfiskim të lejes pasi voziti 141 km/h

Policia e Kosovës ka gjobitur me 500 euro një shofer në Arllat për tejkalim të shpejtësisë dhe i ka marrë patent shoferin për një vit.

Siç njofton Policia ai ka qenë duke vozitur 141 kilometra në orë në zonën ku ishte kufizimi i shpejtësisë 70 kilometra në orë.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 141 km/h (gjobitet me 500€, 5 pikë negative dhe 1 vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftim.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet tutje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë