VV- Qendra Drenas bëri homazhe tek pllaka përkujtimore e tre dëshmorëve të demonstratës të vitit 1990

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Drenas bëri sot homazhe tek pllaka përkujtimore e tre dëshmorëve të demonstratës të vitit 1990.

Njoftimi i VV-së:

Ecja jonë në bërjen e republikës është bërë nëpër sakrifica, nga dëshmorë dhe heronj, me njerëz që e deshën vendin, popullin dhe lirinë më shumë se veten. Ata nuk janë më mes nesh, por jetojnë më shumë se secili nga ne. Rruga në të cilën ata ecën është rrëfimi i asaj që ne sot e gëzojmë. Shumë mund e jetë janë dhënë për këtë vend, pa të cilat sot nuk do të mund të kishim as ëndrra e shpresa për ndërtimin e një jete të cilës i dhanë hov të gjithë pjesëmarrësit e në veçanti dëshmorët e Demonstratës së Janarit të 1990.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Drenas bëri sot homazhe tek pllaka përkujtimore e tre dëshmorëve të demonstratës të vitit 1990.

Sahit Shala, Enver Morina e Shani Morina janë dëshmorët ku frymojnë edhe pas 32 viteve. Të lënduarit në këtë Demonstratë ishin nga 17 vjeç e deri në 40. U jemi mirënjohës e falënderues tërë jetën tonë, por edhe betohemi e zotohemi që amanetin e idealet e tyre t’i realizojmë me përgjegjësinë më të lartë. Lavdi dëshmorëve të Demonstratës së 31 janarit 1990.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë