Katër vjet nga vdekja e Haradin Balës

Sot janë bërë katër vjet nga vdekja e ish pjesëtarit të UÇK-së, Haradin Bala.

Tek varri i tij ka qëndruar kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Njoftimi i Limajt:

Sot përkujtojmë njërin ndër veprimtarët më të çmuar të UÇK-së, bashkëluftëtarin tim, bacën Haradin Bala, në katër vjetorin e vdekjes së tij.

I ndjeri Haradin Bala ishte njeri i drejtë dhe punëtor që dha kontribut të madh në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit të vendit.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.

FL

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë