Arrestohen dy të rinj nga Skënderaj, kërcënuan rojen e pyllit pasi i kishte kapur duke prerë dru

Dy të dyshuar janë arrestuar në Skënderaj, pasi dje kanë kanosur rojen e pyllit, i cili i kishte kapur në flagrancë të njëjtit duke prerë dru në pronë shtetërore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuqicë të Komunës së Skenderajt.

Të dyshuarit A.T., 21 vjeçar dhe E.T., 24 vjeçar janë arrestuar dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Skënderaj.

Njoftimi i policisë:

“Skenderaj 30.01.2022 – 07:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur rojet e pyllit, i cili i kishte kapur në flagrancë të njëjtit duke prerë dru në pronë shtetërore. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt” njofton policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë