E turpshme: Dikush hodhi pula të ngordhura në lumin që kalon nëpër qytetin e Skënderajt

Mëngjesin e sotëm, pamja tek lumi që kalon nëpër qytetin e Skënderajt ishte e trishtë.

Pak minuta më herët, një dëshmitar i ka thënë “Jepi zë” se disa pula gjenden të ngordhura aty.

Siç shihet edhe në fotografitë e dërguara në redaksinë tonë, janë disa pula të cilat janë hedhura në këtë lum.

Ndërkohë, sipas dëshmitarit, ato nuk janë larguar ende, dhe janë të shpërndara përgjatë rrjedhes së lumit.

Ndryshe, “Jepi zë” ka raportuar disa herë për raste kur mbetje të kafshëve hedhen në lumenjtë e vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë