Katër të vdekur dhe mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19, ja sa janë në Drenas e Skenderaj

Katër persona kanë vdekur dhe 3 mijë e 617 raste të reja janë konfirmuar për 24 orë në Kosovë.

Prej këtij numri 64 raste janë në Skenderaj dhe 58 tjera në Drenas.

Konfirmimi i rasteve të reja vjen nga testimi i 13 mijë e 928 qytetarëve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe kohore po ashtu janë shëruar 1 mijë e 344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164 mijë e 294.

Në total, në vendin tonë numri i rasteve aktive është 31 mijë e 21.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë