Deputetja Musliu viziton Komunën e Skenderajt, takohet me Nurën dhe Lushtakun

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur të premten në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, që vjen nga kjo komunë, me të cilën është diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit mes Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Skenderajt, në funksion të përkrahjes së projekteve në të mirë të qytetarëve.
Kryetari Nura ka shpërndarë edhe fotografi nga ky takim, ku ka shkruar: “Mirëprita njërën ndër deputetet më aktive në Parlamentin e Kosovës, Ganimete Musliu, e cila, përveçse gëzon respekt në masë, është edhe zë i arsyeshëm i kërkesave dhe shqetësimeve të qytetarëve të Skenderajt dhe jo vetëm!”