Falsifikim i parave në Drenas, punëtorja e bankës e paraqet rastin në polici

Një zyrtare e bankës në Drenas ka raportuar në polici se ka pranuar një kartëmonedhë prej 200 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti i falsifikimit të parasë sipas policisë është raportuar të mërkurën rreth orës 14:00 në rrugën “Shaban Shala” në Drenas, shkruan DrenicaOnline.

Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë