Mirlinda Dvorani kalon në PDK, ky është reagimi i Driton Ajazit

Asamblistja Mirlinda Dvorani sot i është bashkuar grupit të deputetëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit.
Ajo e ka braktisur subjektin me të cilin kandidoi dhe e fitoi mandatin “Demokratët për Drenasin”.
Ish kandidati për kryetar të komunës nga DD, Driton Ajazi i ka bërë thirrje asamblistes që ta dorëzoj mandatin e fituar në kuadër të DD-së.
Postimi i plotë i Ajazit:
Të dashur qytetarë
Demokratët për Drenasin, reagojnë ndaj veprimeve të kryetarit Ramiz Lladrovci, i cili nuk po e ndal avazin e vjetër me blerje të asamblistëve përmes formave tashmë të njohura me pazare. E çmimin e këtij pazari do ta mësojmë me kohë! Sepse punët e kqija që janë në dëm të qytetarëve ai mund ti kalojë vetëm me njerëz të shitur dhe të shantazhuar!
Përkundër mbështetjes së pakursyer të udhëheqësisë së DD-së, anëtarësisë ndaj grupit prej 8 asambleistëve, asamblistja jonë Mirlinda Dvorani, vendosi të tradhëtoj besimin e marrë të qytetarëve të Drenasit për ndryshimin që i duhet aq shumë komunës tonë dhe të rreshtohet nga ana e kryetarit aktual që po vazhdon shkatërrimin e të ardhmes së qytetarëve tanë.
I bëjë thirrje asamblistes që ta dorëzoj mandatin e fituar në kuadër të DD-së, të cilin e mori për të luftuar të keqen e jo të bashkohet me shkatërruesin.
Të nderuar qytetarë,
Ky veprim nuk do të mund ta ndalë synimin tonë për të adresuar të gjitha shkeljet e kësaj qeverisje dhe për të trajtuar të gjitha brengat e qytetarëve tanë.