Dy profesorë nga Holanda do të mbajnë mësim në Gjimnazin e Drenasit

Edhe një bashkëpunim tjetër ndërkombëtar i Gjimnazit ‘Gjergj Kastrioti- Skenderbeu’ në Drenas vjen në këtë fillim vit.

Gjimnazistët e Drenasit nga tani do të mësojnë bashkë me nxënës nga Holanda, shkruan DrenicaOnline.

Drejtori i gjimnazit Mentor Sahiti ka njoftuar se dy profesorë holandezë do të mbajnë mësim në gjimnazin tonë, si dhe do të shkëmbejnë përvoja me mësimdhënësit tanë.

“Ekipit tonë të profesorëve nga shtetet e BE-së për të dhënë mësim në gjimnazin e Drenasit, që nga sot i shtohen edhe dy profesorë holandezë, të cilët do të mbajnë mësim në gjimnazin tonë, si dhe do të shkëmbejnë përvoja me mësimdhënësit tanë. Gjimnazistët e Drenasit do të mësojnë bashkë me nxënës nga Holanda”, ka njoftuar Sahiti./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë