Arrestohet një person në Korroticë e Ulët, dërgohet menjëherë në Dubravë

Në Korroticë e Ultë të Drenasit, të hënën në mesditë është arrestuar një person nga policia, shkruan DrenicaOnline.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia nuk ka treguar se për çfarë vepre është dënuar personi dhe as për identitetin e tij.
/DrenicaOnline/
/