Lladrovci e Nura bashkë në Prekaz për homazhe

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorë të drejtorive komunale e qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule të freskëta në kompleksin memorial “Adem Jashari” me rastin e 24 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari.

Kryetari Lladrovci tha se kjo ditë është kujtim dhe nderim i thellë për rezistencën e familjes Jashari, njëkohësisht fillimi i fundit të okupimit serb.

“Sot dhe gjithmonë kujtojmë me nderim të thellë sakrificën e familjes emblematike Jashari, që përjetësoi rezistencën me frymën heroike deri në çlirimin e vendit dhe krijimin e shtetit”, ka theksuar Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë