Gjobitet shoferi i autobusit Skenderaj-Drenas-Prishtinë, e xhiroi dikush me telefon duke kryer kundërvajtje

Policia ka njoftuar se është gjobitur shoferi i autobusit të linjës Skenderaj-Drenas-Prishtinë për tejkalim të shpejtësisë në Sllatinë.
Video e autobusit ishte publikuar në media ndërsa më pas shoferi është identifikuar nga Njësiti për Kontrollim të Autostrades.
Shoferi i autobusit nga Tërsteniku i Drenasit është gjobitur me 60 euro për këtë kundërvajtje, shkruan DrenicaOnline.
“Vazhdojnë aktivitetet policore dhe marrja e masave ndaj atyre drejtuesve të automjeteve që rrezikojnë sigurinë në trafik”, thuhet në njoftim të policisë./DrenicaOnline/