24 vjet nga sulmi i dytë në Prekaz, intervista e rrallë e Shaban dhe Hamëz Jasharit pas sulmit (Video)

Sulmi i dytë kishte ndodhur disa vite më vonë, më 22 janar 1998, ku pas sulmit Hamëz e Shaban Jashari kishin folur për mediat e huaja, duke treguar se do të rezistojnë deri flijim, shkruan Magaizna.al

Në mëngjesin e hershëm të 22 janarit të vitit 1998, njësitë elite policore serbe të armatosura kishin lëvizur nga Fabrika e Municionit dhe Gjuetisë drejt familjes Jashari, pasi shërbimi sekret serb me kohë kishte identifikuar pikat e rezistencës, duke shënuar si pikën më të rrezikshme kullën e Jasharëve në Prekaz.

Edhe nga ky sulm forcat serbe ishin zmbrapsur nga pushkët e Jasharajve, ndërsa Hamës Jashari dëgjohet duke folur për mediat e huaja ku rrefente ditën e sulmit.

“Ata na rrethuan me blinda dhe tanke, nuk kemi ditë kush po na rrethon, ku filluam të dalim dhe ata filluan të qëllonin në drejtimin tonë, kështu që edhe ne filluam të gjuanim mbi ta”

“Serbia nuk do paqe! Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rritin dhunën ndaj shqiptarëve. Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani shqiptar i Universitetit poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, thoshte Hamza në këtë intervistë.

Po ashtu edhe babai i heroit Adem Jashari, Shaban Jashari, me vendosmëri flsite pa ju trembur syri se do të rezistojnë deri në fund.

“Qitu që 14-15 breza këtu kanë qene dhe kanë vdek.Edhe ne këtu kemi lindur, këtu do vdesim nuk kemi ku të shkojmë. Kemi me luftu sa të mundemi edhe kur vjen vdekja, vdesim udha e mbarë na qoftë”, thoshte Shaban Jashari.

Për më shumë ndiqni intervistën e tyre të dhënë pas sulmit të dytë në janar të vitit 1998.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë