Gara për drejtësi/ Nxënësja nga Drenica e zë vendin e dytë në mesin e 70 shteteve

Altina Salihu, nxënëse e klasës së XI në Gjimnazin “Hamëz Jashari”, e cila zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare të drejtësisë, ku po merrnin pjesë 70 shtete të ndryshme, është pritur sot në takim zyrtar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Nura i ka ndarë mirënjohje për këtë arritje.

Kryetari Nura, me këtë rast, e ka përgëzuar Altinën për sukseset e arritura, dhe e ka inkurajuar të vazhdojë me angazhim shkollimin, ndërsa ka premtuar mbështetje nga Komuna për nxënës të talentuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë