50 të infektuar me Covid sot në Drenas

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Nga ky numër, 50 raste janë nga komuna e Drenasit dhe 24 në Skenderaj.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890.

Në total numri i rasteve aktive është 12.396.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/embed/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB?fbclid=IwAR29PXMgYBERZjLAhRi1B3a8kr4EKkZG9IaZ-UabZYHDjW2m-H36pH_t5nU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë