Paraqitet i dyshuari në stacion të policisë në Drenas, dërgohet në mbajtje

Një person i dyshuar është paraqitur në stacionin e Policisë në Drenas në lidhje me kanosjen e raportuar të martën.

Viktima kishte deklaruar në polici se përmes rrjetit social nga një profil i një personi të panjohur, është kanosur, shkruan DrenicaOnline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Me rastin po merren njësitet përkatëse të policisë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë