Organizata e njohur gjermane e interesuar për të realizuar projekte në Drenas

Nënkryetari i komunës së Drenasit, Arben Shala bashkë me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi kanë pritur në takim Drejtoreshën e Korporatës Gjermane “Arbeiter Samariter Bund – ASB”, znj. Dafina Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj.

Në këtë takim, u diskutua për projektet që ASB i financon dhe mundësinë e bashkëpunimit këtë vit me komunën e Drenasit, ku nënkryetari Shala shprehu gatishmërinë e plotë për të nisur projektet me këtë organizatë të njohur gjermane.

Ndërsa, drejtoresha Hoxha falënderoi nënkryetarin Shala për pritjen dhe e njoftoi me detajet e projektit, i cili ka për qëllim të kontribuoj me projekte që prekin fushën sociale.

Ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve që po zhvillohen me qëllim, ngritjen e mirëqenies dhe krijimin e mundësive për vetë qëndrueshmëri të familjeve sociale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë