Arrestohet në Gjilan një person nga Drenasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Drenasi i dyshuari për mashtrim.
I njëjti dyshohet se kishte marrë një makinën punuese nga një person dhe nuk e ka kryer obligimin e pagesës.
Po ashtu, ai dyshohet se është i përfshirë edhe në shumë raste të veprave penale “Mashtrim”, dhe i njëjti ishte në kërkim policor.
Arrestimi i drenicakut është kryer në Gjilan.