Pesë të lënduar në Llapushnik të Drenasit, u vetaksidentuan me veturë

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në një vetaksident trafiku që ka ndodhur sot në Llapushnik të Drenasit.

Policia ka njoftuar se në aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë, transmeton DrenicaOnline.

“Sot më datë 18.01.2022 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llapushnik, ka ndodhur një rast vetaksident. Si pasojë e këtij vetaksidenti trajtim mjekësor kanë pranuar pesë persona”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë