Në këtë fshat të Drenasit aksidentohet këmbësori

Para disa minutave një këmbësor është goditur nga një veturë në fshatin Komoran të Drenasit, shkruan Gazeta Infokus.
Burime të Infokusit kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur afër një qendre tregtare në këtë komunë.
Ende nuk dihet për gjendjen e të lënduarit nga ky aksident.
Gazeta do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë.