Arrestohet në Skenderaj burri që dyshohet se dhunoi një të mitur

Policia ka arrestuar të hënën një person, i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur.
Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.
“Skenderaj, 28.12.2021 – NN. Më datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Dhunim ndaj viktimës së mitur’ – femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.