Vdes rreshteri i FSK-së, Besim Bajraktari

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari. Sipas njoftimitbai vdiq pas një sëmundjeje të rëndë në Republikën e Francës ku ishte për shërim.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim.
Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së.
Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë.