Vetaksident me të lenduar në Drenas

Në Korretic të Drenasit, sot rreth orës 12, një person gjatë lëvizjes me veturë e ka humbur kontrollin e makinës dhe ka shkaktuar vetaksident, raporton rajoni.org.
Sipas burimeve të rajonit nga vendi i ngjarjës, lëndime trupore ka pësuar vetë vozitësi.
Në vendin e ngjarjes tani ka dalur edhe Policia e Kosovës e cila po i heton shkaqet e këtij aksidenti.
/Rajoni.org/