Arrestohen tre persona në Caravik, një tjetër ndodhet në arrati…policia jep detaje

Janë arrestuar tre të dyshuar në fshatin Caravik të Klinës pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë tretman mjekësor, shkruan DrenicaOnline.
Në lidhje me rastin e ndodhur të shtunën në mengjes, pjesëmarrës ka qenë edhe një i dyshuar i cili deri me tani gjendet në arrati.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
/DrenicaOnline/