Driton Ajazi: Përkulemi me nderimin më të lartë për të gjithë të rënët

Sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, së bashku me Organizatat e dalura nga lufta degët në Drenas dhe Organizata For New Life Kosovo për personat e zhdukur me dhunë dhe me familjar të viktimave, përkujtuam dhe bëmë homazhe te Shtëpija e Masakres në Poklek të Vjetër për viktimat e shkaktuara nga gjenocidi serb në Poklek dhe gjithëandej Kosovës.
Kështu ka thënë ish kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi.
“Të gjitha këto viktima të shkaktuara barabarishtë nga gjenocidi serbë në Kosovë, janë dëshmia më e fortë se sa e shtrenjët ishte liria”, ka thënë Ajazi.
“Prandaj ne përkulemi me nderimin më të lartë për të gjithë të rënët sepse nga gjaku i tyre kan zënë rrënjë vetë liria që ne e gëzojmë sot.
Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për atdhe”, ka thënë ai./DrenicaOnline/