Aksidenti në Arllat/ Një femër në gjendje të rëndë, arrestohet shoferi (Video)

Është arrestuar mbrëmë personi pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore ka goditur këmbësoren e cila ishte duke kaluar rrugën më Arllat të Drenasit.
Viktimes i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan DrenicaOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/