Ramiz Lladrovci për vëllain e tij, Emriun: Mbetem shumë krenar me veprimtarinë e tij kombëtare dhe politike

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar një qëndrim të vëllait të tij, Emriut i cili pak më parë njoftoi se më nuk do të jetë anëtar inasnjë subjekti politik.

Postimi i Lladrovcit:

Vëllau im, Emriu, ka qenë ushtar në Njësinë speciale të Brigadës 111 të UÇK-së – Adem Jashari. Ai iu bashkua zjarrit të luftës në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare dhe nuk u largua asnjëherë nga betejat, pavarësisht plagëve në kokë e në gjoks. Për më shumë, ka qenë dy herë asamblist në asamblenë komunale dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai gëzon të drejtën e patjetërsueshme për të pasur qëndrime personale politike, ndërsa unë mbetem shumë krenar me veprimtarinë e tij kombëtare dhe politike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë