Mjekët dhe stafi i vaksinimit në Drenas kërkon nga qytetarët që të vaksinohen

Mjekët dhe stafi i vaksinimit në Drenas iu bëjnë apel të gjithë qytetarëve të komunës së
Drenasit të vaksinohen kundër Virusit Covid-19 dhe kundër gripit sezonal.
Vaksinimi bëhet në QKMF-Drenas dhe në QMF-Komoran, shkruan DrenicaOnline.
Ky staf ka bërë dhe po vazhdon të bëjë një punë të madhe në luftën kundër virusit.
Ata thonë se shëndeti është mbi gjitha, andaj vaksinohuni që ta mbroni vetën dhe të tjerët.
/DrenicaOnline/