Nis implementimi i projektit “Komuna për të rinjtë”, Drenasi përfiton 250 mijë dollarë

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Drenasit, Laureta Thaçi ka zhvilluar takime me konsultë të Bankës Botërore në kuadër të projektit “Komuna për të rinjtë”, i financuar nga Qeveria e Japonisë nëpërmjet Fondit të Zhvillimit Social të Japonisë.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se Komuna e Drenasit nga ky projekt ka përfituar 250 mijë dollar.

“Komuna Drenasit si rezultat i performancës së mirë komunale ka përfituar 250 mijë dollar”, ka shkruar mes tjerash ajo në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Raporto24.

Ndryshe, Projekti M4Y është i përqendruar në rritjen e mundësive socio-ekonomike për të rinjtë e margjinalizuar, të moshës 15 deri në 24 vjeç në Kosovë.

Projekti është krijuar si përgjigje ndaj mungesës së pjesëmarrjes qytetare të rinjve, duke shkaktuar vetë një kaskadë fenomenesh negative në Kosovë, si emigracioni, apatia politike dhe radikalizimi që merrë shumë forma.

Komponentët kryesorë të projektit janë për iniciativat e zhvillimit të komunitetit, të drejtuar nga të rinjtë. trajnimi i të rinjve si palë të interest si dhe menaxhimi dhe administrimi i projektit, monitorimi dhe vlerësimi, si dhe shpërndarja e informative./Raporto24/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë