Nisin punimet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar për nisjen e punimeve fillestare për restaurimin e Kompleksit Memorial “Ademi Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.

Për restaurimin emergjent të kompleksit të familjes Jashari, kjo ministri ka ndarë mbi 45 mijë euro.

Sipas kontratës së publikuar në platformën e-prokurimi, punimet do të kryhen nga kompania “N.N. 100 % Design” Sh.p.k., e cila fitoi tenderin për restaurimin emergjent në shtëpisë nr.4, brenda kompleksit “Adem Jashari”.

Kjo kontratë parasheh që punimet e nisura me renovimin e shtëpisë së Sala e Hamit Jasharit, të përfundojnë me restaurimin e tërë kompleksit për tre muaj.

Vlera e kësaj kontrate është 45 mijë e 247 euro.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë