Izet Ibrahimi: Katër hapat e ditur të krizës së furnizimit me energji elektrike

Shkruan: Prof.Dr.Izet Ibrahimi

Tendenca për të zgjidhur krizën me njerëzit që e kanë prodhuar atë, por edhe ky diskurs publik mbi diversifikimin e burimeve dhe krizën e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve, nuk është zgjidhje, por pritje që ajo të thellohet edhe më tej. Pra, subvencionimi dhe tolerimi që po i bëhet KEDS/KESCO-së për moszbatim të akteve ligjore, si dhe tendenca që kriza e furnizimit me energji të arsyetohet me krizën energjetike globale, ndërsa kriza menaxheriale në KEK të mbulohet me pluhurin e vjetërsisë së TCA e TCB, po na rikujton kohën e rrënimit të Trepçës dhe ngritjes së “rojeve të urës” tek lumi Iber…

Në të gjitha hulumtimet e bëra deri më tani në Kosovë, del se diversifikimi i burimeve të energjisë shihet si një prej faktorëve kryesor në rritjen e konkurrueshmërisë në treg, ndërsa mosfurnizimi me energji elektrike nga furnizuesit është problem, i cili përveç që ndalon zhvillimin ekonomik, ai po ashtu përbën diskriminimin më brutal të të drejtave të kosumatrëve. Por, edhe nëse pyesim pse është kështu, asnjëherë nuk mund të arrijmë në përgjigje shterruese. Mirëpo, rikujtimi i disa prej hapave që ndaluan diversifikimin e burimeve të energjisë dhe risollën krizën e furnizimit me energji eklektrike edhe mund të jetë si një nismë në shterrimin e kësaj pyetjeje komplekse dhe tepër sfiduese.

Kreatorët e idesë së privatizimit para shthurjes dhe risktrukturimit të aseteve të “Shpërndarjes” dhe “Furnizimit”, thonin se Kosova si nënshkruese e “Traktatit për Themelimin e Komunitetit të Energjisë”, (e cila në tetor të vitit 2005 e themeloi tregun e integruar rajonal në Evropën Jug-Lindore), ka marrë përgjegjësi që fillimisht të eliminoj monopolin në tregun e brendshëm të energjisë, i cili deri atëherë dominohej nga KEK-ShA dhe më pas të zhvillojë një kornizë të qëndrueshme rregullatore që do të mund të nxisë investimet në rrjetet e gazit, gjenerim të energjisë dhe në rrjetat e transmisionit e distribucionit të energjisë elektrike. Kjo ishte përafërsisht fraza që aso kohe e dominonte diskursin publik mbi energjinë. Por, çfarë ndodhi në fakt?

Mësuesi im, ndjesë past, shpesh na thoshte, “… edhe pse disa gjëra dihen, ato prap se prap duhen të përsëriten.”Pra, sipas kësaj po përpiqem të rikujtoj katër hapat e ditur, të cilët ndaluan diversifikimin dhe risollën krizën e furnizimit me energji.

Hapi i parë:

Në vitin 2003, d.m.th para fillimit të procesit të shtruerjes dhe ristrukturimit, Bordi i AKM-së edhe pse pa ndonjë analizë financiare dhe pa mbështetje ligjore, KEK-ut i kishte shuar aktivitetin e tharjes dhe përpunimit të thëngjillit, si dhe një mori njësi punuese tjera mbështetëse për gjenerim të energjisë, ngrohjes dhe furnizimit me rrymë elektrike të konsumatorëve. Ky ishte vetëm paralajmërimi i parë për hyrjen e KEK-ut dhe gjithë sektorit të energjisë në një krizë të thellë operimi dhe transformimi. Ndërsa, në vitin 2006, edhe pse u premtua se zhvillimi i tregut të brendshëm të energjisë do të bëhet në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian dhe Traktatin e Komunitetit të Energjisë,  kreatorët e “modelit ekonomik të orinetuar në vetëm një blerës”, në vend të shthurrjes organizative dhe ligjore të bizneseve të KEK-ut, gjegjësisht transformimit të “Shpërndarjes” dhe “Furnizimit” në ndërmarrje të veçanta publike, i bashkuan ato në një kompani fiktive, KKDF, e më pas përmes “Këshilltarit Nderkombtar të Transaksionit”, të njejtat do t’i shpallin në privatizimin në një pako të përbashkët tenderuese. Pra, edhe pse ky model “shitje” ishte në kundërshtim me zotimet e Kosovës për aplikimin e modelit të tregut me kontrata dypalëshe të shoqëruara me një mekanizëm balancues, por edhe përkundër reagimit të ashpër të një pjese të shoqërisë, “shitja” u përmbyll me formimin e “modelit privatizimtit KEDS”. Ky model privatizimi, jo vetëm që nuk mundësoi ndonjë lloj të konkurrencës, por ishte pengesa kryesore për përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemit, për shfrytëzimin e forcës konkurruese, tërheqjen e kapitalit privat dhe plotësimin e kërkesave të reformave rajonale për energji, të cilat qeveritë kombëtare të vendeve të rajonit po i zhvillonin dhe promovonin me pasion dhe në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian dhe Traktatin e Komunitetit të Energjisë.

Hapi i dytë

KEDS që fillimisht ishte përgjegjës për operacionet e shpërndarjes dhe furnizimit, nuk ishte asgjë më shumë se sa një “trampolinë” e transferimit të monopolit të furnizimit dhe shpërndarjes nga sketori publik në atë privat. Kështu që edhe pse nuk ka ndonjë kufizim ligjor ndaj hyrjes ne treg të gjeneruesve apo furnizuesve të rinj, megjithatë tregu i energjisë elektrike në Kosovë funksionon efektivisht si një “model me blerës te vetëm”. Realisht, shikuar sipas letrave të “Komitetit të Privatizimit”, përveç krijimit të këtij monopoli, edhe krijimi i obligimeve ndaj KEK-ut, që gjithë energjinë e prodhuar t’ia shiste KEDS-it me çmime të rregulluara (bile atë edhe nën kostot prodhuese), për më shumë se një dekadë e ka pengu futjen e kapitalit privat në sektorin e energjisë si dhe ka ndalu diversifikimin e burimeve të energjisë.

Hapi i tretë

Subvencionimi dhe proteksionizimi i bizneseve të veçanta, sipas modelit ekonomik “Kosovo Çalık Limak Energy” Sh.A. , ka rrezikuar qëndrueshmërinë e sistemit, shfrytëzimin e forcës konkurruese dhe vazhdon të jetë treguesi më i keq i furnizimit kualitativ dhe të sigurtë me energji elektrike në rajon. Regjia e “shtrojës” së modelit “Çalık&Limak (e cila në fakt po fshihet pas perdeve të tejdukshme), gjatë gjithë kohës, sa po kundërshtonim këto devijime dhe forcimin e këtyre monopoleve në sektorin e energjisë, na thonin se “… 200 milonët e kapitalit të freskët që do të sjellë “Çalık dhe Limak” do të jenë të mjaftueshme; për furnizim të sigurt me energji elektrike, për uljen afër zeros të humbjeve teknike dhe komerciale, për zhvillim të burimeve të enegjisë nga linjiti dhe atyre të ripërtritshme, për faturim dhe inkasim të energjisë edhe në veri, bile na premtuan pavarësi të plotë energjetike nga Serbia si dhe shtrirje të autoritetit edhe në komunat me shumicë serbe në veri të lumit Iber. Por, në fakt në momentin kur çmimet e energjisë, si pasojë e krizës globale dolën nga binari, kreatorët e krijesës KEDS/KESCO, harruan premtimet dhe na rikthyen terrin. Pra, pikërisht kur KEDS kapitalin e “investuar” dhe ftimin nga shitja e energjisë së KEK-ut, do të duhej ta përdorte për furnizim cilësorë dhe të qëndrueshëm të kosumatorëve, zotime këto nga marrëveshja mbi shitblerjen e aseteve të KEK-ut, ata, duke lozur rolin e viktimës “për krijim të humbjeve nga energjia e importit”, por edhe duke qenë të mbështetur nga Qevria, në mënyrë brilante po promovojnë rolin e tyre në thellimin e krizës së furnizimit me energj të konsumatorëve. Kështu që, ne na mbeti të bindemi, që në një vend ku qeveritë dorëzohen para “bosëve”, ato përveç që do të kontribuojnë që do të ndalet zhvillimi ekonomik, aty edhe zbatimi i ligjit bëhet inekzistentë.

Pse po e themi këtë

Sipas pakos së marrëveshjeve të shitblerjes së aseteve, KEK, fillimisht gjithë energjinë e prodhuar do t’ia ofroj KEDS, nga e cila 60%, të saj do t’i shesë me çmim 28.90€/MWh, (e ashtuquajtur, si energji për përmbushjen e nevojave të shërbimit publik), ndërsa pjesën tjetër të njohur si enegji për mbulimin e humbjeve, me çmim prej vetëm 35.40 €/MWh. Pra, nësë bëhet një analizë e kapaciteteve të nominuara dhe çmimit, p.sh. sipas vitit 2018, kur kapacitetet në TCA dhe TCB, kanë operuar me gjenerim mesatar prej 800 MW/h. KEK-ut nga shtija e formës së parë e energjisë, i kanë siguru të hyra prej 13872 €/MWh, dhe nga enegjia për mbulimin e humbjeve, të hyra në vlerë prej 11 328 €/MWh. Ndërsa KEDS/KESCO (me variacione minore) nga e njejta formë energjie ka valorizuar këto të hyra, në 29760 €/MWh, nga energjia USS dhe 38400 €/MWh, nga energjia për mbulimin e humbjeve. Kjo copëz analize çmimesh vetëm për një orë prodhimi ne KEK, do të ishte e pavend, sikur biznesi i “shpërndarjes” dhe “furnizimit” të energjisë elektrike edhe në Republikën e Kosovës të sillej sipas parimeve të tregut të lirë, te cilat vetëm pas përmbushjes së objektivave strategjike (zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurisë në furnizim), parashohin edhe fitimin. Por, përderisa tek ne, janë rikthyer reduktimet me energji dhe në nivel global të zhvillimit të burimeve të energjisë, po ndodhin të papritura, kërkesat për fitime të larta, jo vetëm që po shkatërrojnë sektorin minerar dhe energjetik, por njëkohësisht edhe po kompremetojnë rëndë rolin strategjik të Kosovës në tregun e energjisë rajonale. Ndërsa, diskursi publik mbi krizën e furnizimit dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, po edhe kjo kategori njerëzish, të cilët që nga koha e administratorit Kushner po udhëheqin dhe po mbajnë peng sektorin minerar dhe te energjisë, së paku sipas praktikave të deritashme, do të rrezikojë stabilitetin finaciar e social të shtetit. Këta njerëz dhe ky diskurs, po na kujton ekipin e administratorit Kushner, të cilët fillimisht e cilësuan Trepçën si “dinosaur”, e më pas e inskenuan djegien e “Elektrolizës së zingut”, dhe për fund e sollën një kompani franceze për vlerësimin e dëmeve!! Konkuluzionet e ekspertit francez, rezultuan më pas me mbylljen e aktivitetve metalurgjike dhe shpalljen e saj, si ndotëse të rrezikshme, dhe që nga ajo kohë po vazhdojnë ta mbajnë të ndarë Trepçën dhe Kosovën, në Jug-Veri! Prandej edhe është i sakët pohimi, se Tendenca për të zgjidhur krizën e furnizimit dhe diversifikimit te burimeve te energjisë me njerëzit që e kanë prodhuar atë, nuk është zgjidhje por pritje që ajo të thellohet edhe më tutje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë