Shenjat e komunikacionit në Skënderaj duken formale: Shoferët nuk i bajnë “hesap”, parkohen aty ku ndalohet

Ndalimi dhe parkimi i veturave është një nga kushtet e rregullta të automjeteve, në të cilin kërkohet respektimi i rregullave të caktuara për ndalimin dhe parkimin.
Shkelësit e rregullave të këtyre rregullave do të duhej gjobiten për mosrespektim të udhëzimeve, shkruan Jepi zë.
Por një rrugë në Skënderaj, e cila ka edhe shenja të komunikacionit të cilat e ndalojnë ndalimin dhe parkimin e automjeteve, po duken vetëm sa “për sy e faqe”.
Një qytetar ka adresuar këtë problem në “Jepi zë”, duke u ankuar se çdo ditë këto automjete parkohen në këtë rrugë, ndërsa Policia i toleron.
/