Skenderaj/ Komuna shperndan mshqerrat e premtuara gjatë fushatës

Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Skenderaj ka publikuar listen për fermerët përfitues të 70 mshqerrave, raporton rajoni.org.

Sipas të gjitha gjasavë ky do të jetë grandi i fundit i shpërndar nga qevrisja Jashari pasi që ditëve në vijim pushtetin pritet ta marrë pasuesi i tij, Fadil Nura.

Duhet theksuar se mshqerra, Komuna ka shpërndar edhe me parë, ku në media ishtë raportuar se ato i kanë perfituar njerëz të afërt me pushtetin, ndërsa tash flitet më të madhë në Skenderaj se shumica e perfituesve janë njerëz që u janë premtuar gjatë fushates zgjedhore; për vota.

Lista e përfituesve për mshqërra: https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2021/11/Lista-perfituse-te-meshqerrave-2021.pdf

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë